Përfundim : Lajmet e gëzuara të shekullit 21
Në këtë libër kemi shtjelluar rënien e ateizmit gjatë 30 vjetëve të kaluara, rritjen e besimit në Zotin nëpër disa pjesë të botës dhe rritjen e religjionit. Ne poashtu treguam se faktori më i rëndësishëm në këtë rritje po luhet nga Islami. E morëm parasysh shkallën në rritje të konvertimit dhe interesimin e shprehur nga zyrtarët qeveritar, politikanët dhe mjetet e informimit për Islamin. Duke bashkuar gjithë këtë informacion, bëhet e qartë se ka një lëvizje të fuqishme drejt Islamit në shumë vende dhe se Islami është duke u bërë gjithnjë e më shumë tema më e rëndësishme e interesimit në botë. Këto zhvillime tregojnë se bota është duke lëvizur drejt një epoke krejtësisht të re, epokë në të cilën, me vullnetin e Zotit, Islami do të fitojë në rëndësi dhe mësimet morale të Kur’anit do të përhapen si një valë që rritet. Është e rëndësishme të kuptohet se ky zhvillim tejet i rëndësishëm u shpall në Kur’an 14 shekuj më parë:
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejë idhujtarët. (Kur'an, 9:32-33)
Kur’ani gjithashtu tregon se parimet morale Islamike do të përhapen në mbarë botën, sepse Zoti ka paracaktuar si vijon:
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. (Kur'an, 24:55)
Përhapja e parimeve morale të Islamit është njëri prej premtimeve të Zotit dhënë besimtarëve. Veç këtyre vargjeve, shumë thënie të Profetit tonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pohojnë se mësimet morale të Kur’anit do të mbizotërojnë. Në ditët e fundit para fundit të botës, njerëzimi do të përjetojë një periudhë në të cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, hilja, luftërat, mosmarrëveshjet, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë të përhapura në mbarë botën. Pastaj do të vie Epoka e Artë, në të cilën këto mësime morale do të fillojnë të përhapen midis njerëzve si një valë që rritet dhe përfundimisht të mbizotërojnë në mbarë botën. Disa prej këtyre thënieve, si edhe komentimet e mësuara mirë për to, janë dhënë më poshtë:
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.
(Kur'an 9:33)
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
(Kur'an 21:18) |
Gjatë kësaj (kohe), umeti (populli) im do të jetojë një jetë aq të rehatshme dhe të lumtur që ata kurrë më parë nuk e kishin jetuar. (Toka) do të jap frutet e saj dhe s'do të mbajë asgjë dhe pasuria në atë kohë do të jetë e bollshme. (Sunan Ibn-i Majah)
… Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithçka që rritet dhe qiejt do të lëshojnë shi me bollëk. Prej gjithë të mirave që Zoti do t'u dhurojë banorëve të tokës, të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të rikthehen prap në jetë. (Yanabi' al-mawadda, Vëll. 2, faqe 177)
Toka do të bëhet si një tabaka e argjentë e bimësisë që rritet… (Sunan Ibn-i Majah)
Toka do të jetë plot me barazi dhe drejtësi sikurse që ishte më parë plot shtypje e tirani. (Abu Davud)
… Nuk do të ketë padrejtësi apo tirani. (ad-Dani)
… Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithçka që rritet dhe qiejt do të lëshojnë shi me bollëk. Prej gjithë të mirave që Zoti do t'u dhurojë banorëve të tokës, të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të rikthehen prap në jetë. (Yanabi' al-mawadda, Vëll. 2, faqe 177)
Toka do të bëhet si një tabaka e argjentë e bimësisë që rritet… (Sunan Ibn-i Majah)
Toka do të jetë plot me barazi dhe drejtësi sikurse që ishte më parë plot shtypje e tirani. (Abu Davud)
… Nuk do të ketë padrejtësi apo tirani. (ad-Dani)
Bazuar në këto thënie, Epoka e Artë do të jetë një epokë në të cilën do të mbizotërojnë drejtësia, bollëku, begatia, mirëqenia, siguria, paqja dhe vëllazëria midis njerëzve, dhe epokë në të cilën njerëzit do të përjetojnë dashurinë, vetflijimin, tolerancën, dhembshurinë, mëshirën dhe besnikërinë. Në thëniet e tij, Profeti jonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thot se kjo periudhë e bekuar do të përjetohet përmes ndërhyrjes së Mahdit i cili do të vie në fundin e kohës për ta shpëtuar botën nga kaosi, padrejtësia dhe shkatërrimi moral. Ai do t’i çrrënjos ideologjitë e pafe dhe do t’i jap fund padrejtësisë që mbisundon. Për më tepër, ai do ta bëj fenë ashtu siç ishte ajo në ditët e Profetit tonë, do të bëj që mësimet morale të Kur’anit të mbizotërojnë midis njerëzve dhe do të vendos paqë dhe mirëqenie në mbarë botën.
Kjo përgjegjësi e vështirë kërkon përpjekje të mëdha. Ka shumë mundësi që siç theksojnë disa dijetarë Islamik, që Mahdi, i cili do ta përmbush këtë qëllim, është një qenie shpirtërore e cila do të sundojë në ditët e fundit (Zoti e di më së miri). Kur të vie kjo kohë, kjo qenie shpirtërore do të përdor parimet morale të Islamit si bazë të saj për të udhëhequr njerëzimin në një botë të ndritshme në të cilën paqja dhe mirëqenia do të mbisundojnë. Kjo është ajo që nënkupton bërjen e punës së Mahdit.
Ngritja e Islamit që po përjetohet në botë sot, si edhe roli i Turqisë në epokën e re janë shenja të rëndësishme se epoka e paralajmëruar në Kur’an dhe në thëniet e Profetit tonë është shumë afër. Është dëshirë e përzemërt e jona që Zoti do t’na lejojë që të jemi dëshmitarë të kësaj kohe të bekuar.
Zoti ka shkruar: 'Unë do të jem fitimtar, Unë dhe të Dërguarit e Mi.' Zoti është i Plotfuqishëm, i Gjithëpushtetshëm.
(Kur'an 18:21)
Zoti ka shkruar: 'Unë do të jem fitimtar, Unë dhe të Dërguarit e Mi.' Zoti është i Plotfuqishëm, i Gjithëpushtetshëm.
(Kur'an 18:21) |
Engjëjt thanë: "Larg nga të metat je Ti o Zot!
Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti.
Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"
(Kur’an, 2: 32)
Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti.
Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"
(Kur’an, 2: 32)
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder