5 Temmuz 2016 Salı

Kapitulli 4: Islami po rritet në Rusi dhe Kinë, poashtu

Kapitulli 4:
Islami po rritet në Rusi dhe Kinë, poashtu

Muslimanët në Rusi

Russia And Islam
 
Zhdukja e sistemit komunist në fillim të viteve të 1990-ta e futi Rusinë në një periudhë të re. Sistemi komunist, i bazuar në filozofinë materialiste, vendosi një rend shoqëror të bazuar në pikëpamjen se qeniet njerëzore nuk ishin asgjë më shumë se materie dhe pohimet se ndërgjegja njerëzore është produkt i materies në lëvizje. Sipas këtij pohimi, inteligjenca njerëzore, mendimi, ndjenjat, gjykimet, prirjet dhe vullneti janë rezultat i reaksioneve kimike brenda trupit, i cili është një lloj makine. Prandaj Marksizmi, i cili është një interpretim i materializmit, i konsideron gjithë kulturën njerëzore, qytetërimin, fenë, konceptet e qeverisjes, ligjin, familjen dhe parimet morale si të varura nga faktorët material. Sipas Marksit, të gjitha këto gjëra rrjedhin prej dallimeve në mënyrën e prodhimit të tyre dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.
Me hedhjen poshtë të vlerave fetare dhe me përkrahjen e mënyrës së tillë të të menduarit, materializmi është në lajthitje të rëndë. Njerëzit nuk janë vetëm krijesa materiale, sepse secili prej tyre ka shpirt që nuk është, siç pohojnë materialistët, produkt i materies. Përkundrazi, ajo që ne quajmë “krijesa materiale” janë gjërat që shihen, dëgjohen dhe ndihen prej shpirtit. Është e pamundshme të definohen funksionet e shpirtit njerëzor në aspektin e kushteve materiale. Zoti e krijoi atë dhe frymëzoi cilësi të posaçme në të dhe çdo individ jeton jetën e tij apo të saj në pajtim me këto cilësi të posaçme. Në Kur’an, Zoti urdhëron:
Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët. Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jap shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër. Sa pak falënderim që tregoni. (32:7-9)
russian teens
1. Rusia i kthehet religjionit --- 28.12.2001, Yeni Şafak
2. Kthimi në rritje drejt fesë në Rusi --- 06.01.2001, Zaman
3. Rinia Ruse në kërkim të besimit --- 10.12.1999, Akit
Pas kolapsit shpirtëror të shkaktuar nga komunizmi, populli Rus u bë i vetëdijshëm se shpëtimi i vërtetë ishte i mundshëm vetëm përmes fesë.
Nën qeverisjen e saj komuniste, Rusia përvetësoi këtë paragjykim materialist dhe e bëri atë bazën e jetës së saj shoqërore dhe të rendit shoqëror. Regjimi komunist, i cili i konsideronte qeniet njerëzore si mjete të prodhimit dhe besonte se Social Darvinizmi do të mund të zbatohej në raportet njerëzore, la shkatërrim të jashtëzakonshëm pas vetes, sepse Social Darvinizmi doli prej teorisë joshkencore të evolucionit të Çarlls Darvinit, e cila sugjeron se qeniet njerëzore janë kafshë të zhvilluara raportet e të cilave do të mund të udhëhiqeshin nga ligjet e njëjta që udhëheqin kafshët. Në këtë rend, prej të cilit u larguan besimi në Zotin dhe parimet morale fetare, nevoja të tilla themelore njerëzore si dashuria, respekti, dhembshuria, mëshira, vetflijimi, përkushtimi dhe besnikëria nuk kishin vend. Kështu u zhvillua një psikologji e masës. Njerëzit jetonin në ankth dhe frikë të vazhdueshme. Ata humbën cilësitë njerëzore të dashurisë, dhembshurisë dhe mëshirës dhe kryen çdo lloj krimi për shkak të besimit se nuk do të ndëshkoheshin.
Por Zoti ktheu këtë shoqëri drejt religjionit të vërtetë. Shkatërrimi shpirtëror i Rusisë dhe degjenerimi moral më vonë u shëndrruan në mjet me anën e të cilit qeniet njerëzore, si shoqëri, do t’i afroheshin religjionit dhe natyrës shpirtërore. Vite më parë, dijetari Islamik Bediuzzaman Said Nursi shpalli lajmin e mirë për Muslimanët se ata do të bëheshin të fuqishëm në Rusi dhe se populli Rus do t’i kthehej Islamit. Pak kohë pas revolucionit Rus të vitit 1917, Said Nursi i cili u zu rob nga ushtarët Rus, tha se komunizmi do të rrënohej një ditë dhe se Islami do të përhapej në gjithë Rusinë. Në një bisedë me një ushtar Rus, ai tha: “Tri drita do të shfaqen njëra pas tjetrës në botën Islamike të Azisë. Tri hije nga ana juaj do të shfaqen njëra mbi tjetrën. Perdja despotike do të çirret dhe rrudhet dhe unë do të vi dhe do ta ndërtoj shkollën time këtu.” Me këto fjalë ai tregoi përparësitë që Muslimanët do të kishin në Rusi. Në një vend tjetër, ai tha:
Si pasojë e dy luftërave të tmerrshme botërore, me zgjimin e gjithëmbarshëm të njerëzve, një komb pa fe nuk mund të mbijetojë. Rusia nuk mund të jetoj pa fe. Ata poashtu nuk mund të kthehen prapa në Krishtërim. Ata mund të jenë të varur më së shumti nga Kur’ani që thyen mosbesimin dhe që bazohet në të drejtën dhe të vërtetën dhe që bind zemrën.
Siç tha Said Nursi, populli Rus ka kuptuar se nuk mund të ketë komb pa fe dhe kjo mënyrë e të kuptuarit i ka udhëzuar ata drejt fesë së vërtetë të Islamit. Sot, 20 milion Muslimanë jetojnë në Rusi – përafërsisht 15% e popullatës. Shumica e tyre nuk janë imigrant apo banorë të huaj, por njerëz që kanë jetuar atje për më shumë se 1,000 vjet. Nën komunizëm, xhamitë u mbyllën dhe u shëndrruan në magazina, zyrtarët fetar u arrestuan dhe u mërguan me forcë dhe u ushtrua presion i madh mbi Muslimanët për ta braktisur fenë e tyre. Tani ekziston një masë e madhe e njerëzve që i afrohen Islamit, një masë që nuk mund të shpërfillet. Themelimi i Universitetit Islamik Rus në vitin 1998, universitetit të parë Islamik në vend dhe rritja e numrit të xhamive në Tataristan prej 18 gjatë periudhës sovjetike në më shumë se 1,000 sot, janë shembuj të ngritjes së Islamit në Rusi. 78
Këta janë vetëm dy shembuj dhe nuk ka dyshim se ato janë zhvillime shumë të mira dhe shumë të rëndësishme. Në Rusi, në vendlindjen e komunizmit, zëri i Islamit po dëgjohet dhe me vullnetin e Zotit, kjo rritje do të shpejtohet edhe më shumë.
newsday.com
(Majtas) New York Times raporton për hapjen e Universitetit Islamik Rus në një artikull të titulluar "Prangat hiqen, Muslimanët e Rusisë ende fërkohen."
(Djathtas) Në një artikull të titulluar "Islami në Ngritje," Newsday raporton se qindra xhami të reja janë hapur në Moskë dhe se ekziston një interesim i madh për kurset speciale mbi Islamin. Sajti poshtë i Internetit përmban një vlerësim historik të xhamisë së famshme Ruse të St. Petersburgut.

Islam in Moscow
1. Faljet e Namazit të Bajramit të mbushura përplot në Moskë --- 23.02.2001, Milliyet
Rritja e Islamit në Rusi tërheq interesimin e Perëndimit dhe, kohë pas kohe, ka artikuj për këtë. Në një raport të titulluar Moska u bën lajka miliona Muslimanëve të saj, BBC-ja përcjellë vizitën e kryetarit të bashkisë së Moskës të bërë në një xhami për Bajramin e Ramazanit. Një foto e tregon atë duke qëndruar pranë imamit të xhamisë. Sot në Rusi, ku vetëm 20 vite më parë njerëzit nuk mund të pohonin se ishin fetarë, interesimi i popullit Rus për fenë është me të vërtetë një zhvillim i rëndësishëm.
Ky raport për Rusët që kthehen në Islam përmend konvertimin e një ish-rabini.

Islami në Kinë

Deri më tani, kemi bërë fjalë për rritjen e lëvizjes drejt Islamit pas rrëzimit të komunizmit. Situata qëndron pak më ndryshe në Kinë, njërin prej bastioneve të fundit të komunizmit. Këtu, Islami është në rritje, por pasiqë ideologjia e Kuqe e Maos është ende në fuqi, kundërshtimi ndaj religjionit po vazhdon me të njëjtin ritëm. Figurat fetare ende po arrestohen dhe torturohen, vendet e adhurimit po mbyllen dhe njerëzit nuk janë të lirë të adhurojnë apo të ushtrojnë besimin e tyre. Në xhamitë dhe vendet e vogla për lutje ku shteti lejon adhurimin, është vënë në fuqi një disiplinë e ashpër nga policia dhe ushtria. Për shembull, në Turkestanin Lindor (Xinjiang), Muslimanët nuk mund t’i kryejnë lutjet e tyre në xhamitë e tyre të preferuara apo të qëndrojnë në xhami për aq kohë sa dëshirojnë. Nëse punojnë në një zyrë të shtetit, nuk mund të agjërojnë apo t’i kryejnë lutjet e tyre. Ata Muslimanë të cilët shkojnë në xhami janë të vëzhguar nga afër nga agjentët sekret të policisë. Muslimanët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të marrin edukatë fetare dhe nëse qeveria zbulon se kanë filluar ta studiojnë Kur’anin, pa marrë parasysh se çfarë moshe kanë, ata arrestohen dhe familjet e tyre dënohen. Por kjo politikë zyrtare e shtypjes dhe dhunës nuk i ndalon njerëzit që t’i kthehen fesë.
china and Islam
1. Kina kërkon fenë e saj --- 30.09.1999, Yeni Safak

(Djathtas) Një raport i titulluar “Brengat Islamike të Kinës” flet për shqetësimin e Beijingut për rritjen e Islamit. Në Prill të vitit 2001, Beijingu vendosi të themeloj Unionin Islamik Kinez me 16 klerikë në bordin e drejtorëve. Në këtë mënyrë, Kina shpreson të mbaj nën vëzhgim çdo lloj aktiviteti Islamik.
Një raport i BBC-së i titulluar “Pakica e frikshme Muslimane e Kinës” foli për shtypjen që ushtron Beijingu mbi Muslimanët Uighur. Në veçanti pas 9/11, Kina shtoi shtypjen ndaj Muslimanëve të saj duke përdorur luftën kundër terrorizmit si pretekst, duke u përpjekur në këtë mënyrë për të mbuluar shkeljet e saj të të drejtave të njeriut. Kjo taktikë nuk mundi t’i shmanget vëmendjes së organizatave Perëndimore për të drejtat e njeriut dhe raporti i BBC-së u përqendrua në këto shkelje. (Për informim më të hollësishëm, shiko Politika e Shtypjes në Turkestanin Lindor të Kinës Komuniste të Harun Jahjasë.)
Përkundër zbatimit të rreptë të këtyre masave, siç njofton botimi i revistës Aziatike Time, feja në Kinë po rritet:
Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Kinës për të kufizuar shprehjen fetare, zgjimi shpirtëror i qytetarëve të saj nuk ka të ngjarë të zhduket. Edhepse Partia sunduese Komuniste mbetet zyrtarisht ateiste, rrëzimi i ideologjisë Maoiste krijoi një boshllëk që feja po e ndihmon të plotësohet.79
Megjithatë sadoqë të kontestoj këto shifra regjimi komunist në Kinë, rreth 200 milion Muslimanë jetojnë atje. Përkundër të gjithave, numri i atyre të cilët e falin namazin është rritur.80
verses


Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
(Kur'an 16:97)

Notes

78 Paul Goble, “The Kremlin and the Cressent,” RFERL/RL, March 6, 2001.
79 “Land of Spirits,” Time Asia, January 24, 2000.
80 “Report on Chinese Muslim Population,” http://www.themodernreligion.com/convert/china.html.

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder