5 Temmuz 2016 Salı

Kapitulli 3: Evropa dhe Islami

Kapitulli 3: Evropa dhe Islami

Islami: Religjioni i Dytë më i madh i Evropës

Europe And Islam
Si në pjesë tjera të botës, Islami është në mesin e një rritjeje të shpejtë në Evropë. Ky zhvillim është duke tërhequr vëmendjen më shumë në vitet e fundit, siç dëshmohet nga shumë teza, raporte dhe artikuj të botuar për “vendin e Muslimanëve në Evropë” dhe “dialogun në mes të shoqërisë Evropiane dhe Muslimanëve.” Bashkë me këto raporte akademike, mediumet kanë sjellur raporte të shpeshta për Islamin dhe Muslimanët. Arsyeja e këtij interesimi qëndron në rritjen e vazhdueshme të shifrave të popullatës Muslimane në Evropë dhe faktit se kjo rritje nuk mund t’i përshkruhet vetëm imigrimit. Ndërsa imigrimi padyshim se ka pasur një ndikim të madh në rritjen e popullatës Muslimane, aq shumë studiues kanë adresuar këtë çështje për një arsye krejtësisht tjetër: shkallën e lartë të konvertimit.
Kisha Katolike e Romës, me bazë në Qytetin e Vatikanit, është njëri prej institucioneve që përcjell rrjedhat e konvertimit. Njëra prej temave kryesore gjatë takimit të Tetorit të vitit 1999 të sinodit Evropian, në të cilin mori pjesë gadi i gjithë kleri Katolik, ishte pozita e Kishës në mijëvjeçarin e ri. Tema kryesore e konferencës ishte rritja e shpejtë e Islamit në Evropë. The National Catholic Reporter raportoi se disa individ radikal pohuan se e vetmja mënyrë për të ndaluar Muslimanët të bëhen të fuqishëm në Evropë ishte që të ndalohej tolerimi i Muslimanëve dhe i Islamit; individë të tjerë më objektiv dhe më të arsyeshëm nënvizuan faktin se pasiqë dy religjionet besojnë në një Zot, nuk do të duhej të kishte vend për çfarëdo konflikti apo lufte në mes tyre. Në një seancë, Kryepeshkopi Karl Leman i Gjermanisë theksoi se ka më shumë pluralizëm të brendshëm në Islam se që shumë të Krishterë mund ta përfytyrojnë dhe se pohimet e radikalëve për Islamin nuk kishin mbështetje në të vërtetën. 61
Marrja në konsideratë e pozitës së Muslimanëve me sqarimin e pozitës së Kishës në mijëvjeçarin e ri ishte mjaft me vend, sepse një analizë e KB-ve e vitit 1999 tregonte se në mes të viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropës u rrit më shumë se 100 përqind. 62 Sot, rreth 13 milion Muslimanë jetojnë në Evropën Perëndimore: 3.9 milion në Gjermani, 3.3 milion në Britani, 7.5 milion në Francë dhe të tjerët në vendet tjera. .63 
Europe islameurope in islam
1. The Economist komentoi për gjendjen e Muslimanëve që jetojnë në Evropë pas 9/11 dhe raportoi për raportet e tanishme dhe historike në mes të Evropës dhe Islamit.
2. Ja se çfarë raportoi revista London magazine për të konvertuarit Muslimanë që jetojnë në Angli në artikullin e saj Fytyra e Re e Islamit. Një informatë interesante për numrin në rritje të Muslimanëve është se shumica e madhe e të konvertuarve janë femra.
3. Në një artikull të New York Times të titulluar “Islami, gjithashtu, është pjesë e Perëndimit” Volfgang Petriç, Përfaqësues i Lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare për Bosnjën dhe Hercegovinën, tha se nuk është e mundshme të ndahet Islami dhe Perëndimi nga njëri tjetri. Sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina është njëri prej shembujve më të mirë të përzierjes së kulturave Perëndimore dhe Islamike.
1. Rrjedhat Evropiane drejt Islamit --- 17.12.2000, Yeni Asya
2. Islami është religjioni i dytë i Evropës
3. Po rritet interesimi për Islamin në Perëndim --- 18.02.2002, Milli Gazete
4. Evropa ngrohtë në Islam --- 30.07.2001, Yeni Asya
5. Islami vendoset në Evropë --- 03.02.2001, Akit
6. Jeta Islamike forcohet në Evropë --- 16.07.2001, Akit

Rreth 12 milion Muslimanë jetojnë në Evropë, gjë që bën Islamin religjionin e saj të dytë. Njëri prej treguesve më të qartë të ndikimit në rritje të Islamit atje është rritja e vazhdueshme e komunitetit Musliman.
Një hulumtim lidhur me këtë ka zbuluar se ndërsa numri i Muslimanëve në Evropë vazhdon të rritet, po ndodhë një thellim i vetëdijes fetare në mesin e Muslimanëve. Sipas një analize të bërë nga gazeta franceze Le Monde në Tetor të vitit 2001, krahasuar me të dhënat e grumbulluara në vitin 1994, shumë Muslimanë vazhdojnë të kryejnë faljet e tyre, të shkojnë në xhami dhe të agjërojnë. Kjo vetëdije është vënë re shumë më tepër në mesin e studentëve të universitetit.64
Në një artikull të revistës Aktuel, i cili u bazua në raportet në shtypin e huaj, hulumtuesit Perëndimor thonë se Evropa do të bëhet njëra prej qendrave më të rëndësishme për përhapjen e Islamit rreth 50 vite më vonë. 65
Bashkë me këtë hulumtim sociologjik dhe demografik, ne poashtu nuk duhet të harrojmë se Evropa nuk është njohur me Islamin vetëm në kohët e fundit, por se Islami është në të vërtetë një pjesë e pandashme e Evropës.

Historia e Islamit në Evropë

Evropa dhe mbretëria e Islamit kanë pasur marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën me shekuj të tërë. Së pari, shteti i Andaluzisë (756-1492) në Gadishullin Iberik dhe më vonë Kryqëzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit (1389), shkaktuan një raport reciprok të qëndrueshëm në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë sot pohojnë se Islami ishte arsyeja kryesore e lëvizjes së Evropës nga errësira e Mesjetës drejt shkëlqimit të Renesansës (Rilindjes) së saj. Në një kohë kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë dhe shumë fusha tjera, Muslimanët posedonin një thesar të pafund të dijes dhe mundësi të mëdha zhvillimi.
Ngjarja e parë që i bëri Evropianët të vetëdijshëm për vendin e ardhshëm të rëndësishëm të Islamit në jetërat e tyre ishte pushtimi i Jerusalemit nga ana e kalifit ‘Umar ibn al-Khattab (638). Kjo bëri që Evropa të kuptojë për herë të parë se Islami po zgjerohej dhe po i afrohej vet kufijve të saj. Arsyeja kryesore për Kryqëzatat, të nisura katër shekuj më vonë, ishte ta rikthenin Jerusalemin prej Muslimanëve. Por pjesëmarrësit e Kryqëzatave që këtë e kishin për qëllim fituan diçka tjetër, sepse kontakti që ata krijuan me botën Muslimane ishte hapi i parë drejt rilindjes së Evropës. E dominuar nga errësira, konflikti, lufta dhe despotizmi, Evropa u ndesh me qytetërimin e përparuar të botës Islamike dhe pa se banorët e saj ishin shumë të përparuar dhe të qytetëruar, si edhe mjaft të avancuar në fushat e mjekësisë, astronomisë dhe matematikës si edhe në jetën e tyre shoqërore. Ata poashtu panë se vlerat rralë herë të gjetura në Evropë në atë kohë (p.sh. pluralizmi, toleranca, mirëkuptimi, dhembshuria dhe vet-flijimi) ishin aspekte të parimeve të larta morale të shprehura prej Muslimanëve, të cilët ishin të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre fetare.
Sunset in Jerusalem from the Mount of Olives
Një pikturë e quajtur "Sunset në Jeruzalem nga mali i Ullinjve."
Jerusalemi, kur hyri nën sundimin e Islamit gjatë sundimit të ‘Umar ibn al-Kattab, gëzoi një periudhë krejtësisht të re të paqës dhe tolerancës. Parimet morale Islamike formuan bazën e këtij mjedisi shembullor. 
Një pikturë e quajtur Perëndimi i diellit në Jerusalem nga Mali i Ullinjëve. Jerusalemi, kur hyri nën sundimin e Islamit gjatë sundimit të Umar ibn al-Kattab, gëzoi një periudhë krejtësisht të re të paqës dhe tolerancës. Parimet morale Islamike formuan bazën e këtij mjedisi shembullor. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes.
All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.
(Kuran 22:41)
E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar. dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
(Kur an 37:171-173)
Në ndërkohë, me vazhdimin e Kryqëzatave, shoqëritë Evropiane gjithashtu kishin marrëdhënie me një shoqëri Muslimane shumë më të afërt me shtëpinë e tyre: mbretërinë Muslimane të Andaluzisë që ndodhej në pjesën jugore të vet kontinentit të tyre. Andaluzia kishte një ndikim të madh kulturor në Evropë deri në abdikimin e saj në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë. Shumë historianë të cilët kanë studiuar ndikimin e Andaluzisë në Evropë pajtohen se kjo mbretëri, me strukturën e saj shoqërore dhe nivelin e lartë të qytetërimit, ishte shumë më e përparuar se pjesa tjetër e Evropës dhe se ishte njëri prej faktorëve kryesor në zhvillimin e qytetërimit Evropian. Historiani i mirënjohur spanjoll Blanko Ibanez shkruan se:
Disfata në Spanjë nuk erdh nga veriu; pushtuesit Muslimanë erdhën nga jugu. Kjo ishte shumë më tepër se një fitore, ishte një kërcim i qytetërimit. Për shkak të kësaj, lindi qytetërimi më i pasur dhe më madhështor i njohur në Evropë dhe lulëzoi gjatë Mesjetës në mes të shekujve 8 dhe 15. Gjatë kësaj periudhe popujt verior ishin të dërmuar nga luftërat fetare dhe ndërsa ata vërtiteshin në hordhi të etura për gjak, popullsia e Andaluzisë tejkaloi numrin prej 30 milionëve. Në këtë numër, i cili ishte i lartë për atë kohë, pjesëtarë të çdo race dhe feje lëviznin lirisht dhe ishin të barabart dhe pulsi i shoqërisë ishte shumë energjik. 66
Cordoba Mosque, spain, andalusia, Alhambra Palace.
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.). (Kur’an 21:18)
Dhe prej tyre Ne bëmë prijësa që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasiqë ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur. (Kur’an 32:24)
Xhamia e famshme Spanjolle e Kordobës, e ndërtuar gjatë viteve 784-86.
Pamja e brendësisë së njërës prej kullave të Pallatit të famshëm Alhambra të Andaluzisë.
Me rrugët e saj të ndriçuara mirë, kryeqyteti Kordoba ofronte një kontrast mahnitës për qytetet Evropiane dhe sipas historianit anglez Xhon W. Draper, "Shtatëqind vjet pas kësaj kohe, nuk kishte më shumë se një llampë publike në Londër. Në Paris, shekuj më vonë, kushdo që kalonte pragun e derës së vet në një ditë me shi futej në baltë deri në nyjet e këmbëve." 67
prens charles
 
Andaluzia përfundimisht pushoi së ekzistuari në vitin 1492 me rënien e Granadës, mbretërisë së fundit Muslimane në Gadishullin Iberik. Por tani, Evropianët u përballën me Perandorinë Otomane, e cila po fillonte të përparonte në Ballkan gjatë shekullit të pesëmbëdhjetë si rezultat i disa fitoreve dhe konvertimit në masë në mesin e popujve të Ballkanit. Ky konvertim kurrë nuk u bë me dhunë apo nuk u arrit me trysni. Me kohë, parimet morale Islamike të vendosura nga Otomanët ndikuan që ata që ishin dëshmitarë të tyre të zgjedhin Islamin me vullnet të lirë. Qytetërimi Otoman, i ndërtuar në vlerat morale të Kur’anit për drejtësi, barazi, tolerancë dhe dhembshuri, qëndroi në Ballkan për 400 vjet dhe gjurmët e tij ende mund të vërehen atje. (Një numër i madh i këtyre gërmadhave u shkatërruan nga trupat dhe predhat Serbe gjatë luftës në Bosnje, por kjo nuk ndryshon faktet e historisë.) Ky qytetërim i bazuar në Kur’an e bëri Islamin pjesë të rëndësishme të Evropës. Madje edhe sot, një numër i madh i Muslimanëve Evropian jetojnë në Ballkan.
Një person i cili beson se qytetërimi Evropian ka mësuar shumë prej Islamit dhe se dy qytetërimet kanë qenë gjithmonë ngusht të lidhura është Çarllsi, Princi i Uellsit. Princi Çarlls përshkruan qytetërimin Islam dhe atë që Andaluzia dhe përvoja Otomane në Ballkan e kanë mësuar Evropën:
Diplomacia, tregtia e lirë, kufijtë e hapur, teknikat e hulumtimit akademik, të antropologjisë, etikës profesionale, modës, mjekësisë alternative, spitaleve, të gjitha erdhën prej këtij qyteti madhështor të qyteteve. Islami mesjetar ishte një fe e tolerancës së shquar për kohën e tij, që lejonte Çifutët dhe të Krishterët të praktikojnë besimet e tyre të trashëguara dhe që vendosi një shembull i cili fatkeqësisht nuk u kopjua për shumë shekuj në Perëndim. Befasia, zonja dhe zotërinjë, është shkalla në të cilën Islami ka qenë pjesë e Evropës për aq kohë të gjatë, së pari në Spanjë, pastaj në Ballkan dhe shkalla në të cilën ai ka kontribuar aq shumë ndaj qytetërimit për të cilin ne të gjithë shumë shpesh mendojmë, gabimisht, si qytetërim tërësisht Perëndimor. Islami është pjesë e së kaluarës dhe të tashmës sonë, në të gjitha fushat e përpjekjeve njerëzore. Ai ka ndihmuar të krijohet Evropa moderne. Është pjesë e vet trashëgimisë sonë, nuk është një gjë e ndarë. 68 
Ambasadori Suedez Ingmar Karlson, i njohur në Turqi për librine tij Islami dhe Evropa, thot se në kohën e Andaluzisë, të Krishterët, Muslimanët dhe Çifutët jetuan së bashku në paqe dhe se kjo do të duhej të merrej si model në Evropë.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Volfgang Petriq, thekson në një artikull të botimit të 20 Nëntorit 2001 të The New York Times se lufta kundër terrorit nuk duhet të drejtohet kundër Islamit dhe se kurrë nuk duhet harruar se Islami është në të vërtetë pjesë e Evropës. Në artikullin e tij "Islami është gjithashtu Pjesë e Perëndimit," ai deklaron: "Kur e tejkalojmë paradigmën mes nesh dhe tyre, do të mund të përkujtonim se Islami është pjesë e traditës Evropiane." 69Përkujtimi i këtij fakti historik është një mënyrë për të parandaluar kaosin e dëshiruar nga ata nxitës të cilët parashtrojnë tezën e "konfliktit të qytetërimeve." Dallimet në qytetërime nuk janë arsye për konflikt; në të vërtetë, ato mund të jenë mjet i rëndësishëm për përparimin e dialogut.
Momunementet Botërore Të Qytetërimit Islamik
Islamic civilization
1.Cordoba,
2.Edirne,
3.Istanbul,
4.Bursa,
5.Aleppo,
6.Medina al-Zahra,
7.Seville,
8.Marrakesh,
9.Tlemcen,
10.Kairuan,
11.Cairo,
12.Fez,
13.Granada,
14.Tunis,
15.Jerusalem,
16.Khiva,
17.Bukhara,
18.Herat,
19.Samarqand,
20.Agra,
21.Fatehpur Sikri,
22.Isfahan,
23.Jakarta,
24.Samarra,
25.Baghdad,
26.Damascus

Udhëheqësit Evropian dhe Islami

prens charles,Islam
1. Një raport në Muslim News rrëfen për bisedën e Princ Çarllsit me disa Muslimanë të rinjë të cilët ai i ka pranuar në Pallatin e Bakingemit.
2. BBC raportoi në “Princi i bashkangjitet kremtimit të Ramazanit.” se Princ Çarllsi vizitoi një xhami dhe disa shkolla Islamike të Londrës Lindore gjatë Ramazanit.
3. Në një fjalim në Parkun Vilton, princi kritikoi materializmin dhe tha se Islami i japte përgjigjen më të mirë këndvështrimit materialist.
Udhëheqësit Evropian kanë marrë parasysh dy fakte me shumë kujdes: Nuk do të ketë konflikt në mes të Islamit dhe Krishtërimit dhe Islami nuk është bërë aleat me terrorizmin. Shumica e udhëheqësve qeveritar Evropian dhe e politikanëve të mirënjohur kanë dërguar mesazhe që e lavdërojnë Islamin dhe që shprehin interesim për mësimet e tij morale.
Siç u përmend më lartë, Princ Çarllsi ka një lidhje të ngusht me Islamin. Ai e shprehi këtë së pari në Oksford në vitin 1993. Që nga ajo kohë, ai ka pasur lidhje të afërta me Muslimanët që jetojnë në Angli dhe ka marrë pjesë në shumë takime dhe ceremoni përurimi të organizuara nga Muslimanët. Ai poashtu ka shprehur admirimin e tij për Islamin shumë herë. Në Uilson Park në vitin 1996, ai e bëri të qartë admirimin e tij për Islamin, si edhe arsyet për këtë. Duke i theksuar çështjet në vazhdim, ai deklaroi:
Ndiej se neve në Perëndim do të mund të na ndihmonte për t'i rizbuluar rrënjët e të kuptuarit tonë një vlerësim i respektit të thellë të traditës Islamike për traditat e pafund të rregullit natyror. … Materializmi modern është i çekuilibruar dhe gjithnjë e më i dëmshëm sa i përket pasojave të tij afatgjata. … Por gjatë tre shekujve të fundit, së paku në botën Perëndimore, një ndarje e rrezikshme ka ndodhur në lidhje me mënyrën se si ne e përfytyrojmë botën rreth nesh. Shkenca është përpjekur të marr monopolin, madje edhe të bëj tirani, mbi të kuptuarit tonë. Feja dhe shkenca janë ndarë… Ne tani sa po fillojmë të vlerësojmë pasojat shkatërrimtare… Shkenca na ka bërë një shërbim të pallogaritshëm në paraqitjen neve të një bote shumë më komplekse se që e kemi përfytyruar ndonjëherë. Por në formën e saj materialiste, një-dimenzionale, ajo nuk mund të shpjegojë gjithçka. … Kjo pikëpamje (materialiste) është krejtësisht e kundërt, për shembull, me botëkuptimin e zejtarit apo artistit Musliman, i cili nuk brengoset kurrë me pamjen për hir të saj, as me përparimin në zotësinë e tij, por është i kënaqur me nënshtrimin e aftësisë së njeriut Zotit. Ajo pikëpamje besoj se pasqyron fragmentin e paharrueshëm në Kur'an: "Ngado që të kthehesh aty është fytyra e Zotit dhe Zoti është Gjithëpërfshirës, i Gjithëdijshëm". … Ekzistojnë shumë mënyra me të cilat mund të ndërtohen mirëkuptimi dhe vlerësimi reciprok. Ndoshta do të mund të fillonim, për shembull, duke pasur më shumë mësues Muslimanë në shkollat Britanike ose duke inkurajuar shkëmbimin e mësuesve. Gjithkund në botë njerëzit dëshirojnë të mësojnë Anglisht. Por në Perëndim, ne kemi nevojë të mësohemi nga mësuesit Islamik se si të mësojmë me zemrat tona, si edhe me kokat tona. 70
prens charles and islam
1. Princi me mendje të shëndoshë --- 29.09.2001, Zaman
2. Princi vizitoi një xhami --- 29.09.2001, Star
3. Princi fituar zemrat e muslimanëve --- 30.07.2001, Gözcü
4. Princ Çarlls: Nuk dua që Islami të nënvleftësohet --- 29.09.2001, Milliyet
Princ Çarllsi ka marrëdhënie të mira me Muslimanët që jetojnë në Angli dhe shpesh takohet me ta dhe dëgjon problemet e tyre.
5. 29.07.2001, Muslim News
Ai shpesh thot se është shumë i impresionuar me parimet morale Islamike siç është i impresionuar me artin Islamik. Njëri prej shembujve më të dukshëm për këtë është “Kopshti Islamik” që ai kishte ndërtuar bazuar në tërësi në veprat dhe artin Islamik.
Përmes Fondacionit të Princit, Princi Çarlls është përpjekur t'u sjellë dobi Muslimanëve. Qendra e Hulumtimit Islamik e Oksfordit, e cila filloi aktivitetet e saj në vitin 1993, u themelua me sponzorimin e tij. Dega e Arteve Tradicionale dhe Pamore Islamike, e cila drejton aktivitetet e saj në lidhje me fondacionin e tij, punon të ofroj, mes gjërave tjera, mjetet sociologjike dhe ekonomike për të mbështetur traditat dhe kulturat e Muslimanëve Britanik, të mbuloj shpenzimet e shkollimit për fëmijët Muslimanë dhe të vendos dialog ndërfetar. Së voni, përmes këtij seksioni, Princi grumbulloi 10 milionë funta për Projektin e Qendrës Muslimane që do të themelohet në Londër. 71
Princi Çarlls tani në veçanti merret me edukimin e rinisë Muslimane. Në vitin 2001, për herë të parë ai ftoi Muslimanët të marrin pjesë në kremtimin e Ramazanit në Pallatin e Bakingemit, dhe atje u shprehi mendimet e tij për këtë çështje të rinjëve Muslimanë të ftuar posaçërisht. Ngjarja u lajmërua në Muslim News (Lajmet Muslimane) me fjalët në vazhdim:
Ai mirëpriti "ndjeshmërinë dhe imagjinatën më të madhe" të ofruar nga rinia Muslimane, sepse pa të "do të bëhemi shumë më të zhveshur dhe shterpë." Princi Çarlls lavdëroi larminë e rinisë së pranishme Muslimane: "Ju përbëni atë që unë mund ta përshkruaj vetëm si një tapiceri të pasur që përbën një ndryshim të pamasë për larminë dhe pasurisë e vendit tonë. Njëra prej gjërave që unë jam munduar gjithmonë ta bart tek të tjerët, që nuk është gjithmonë një gjë e lehtë, është se në një botë e cila është gjithnjë e më shumë jofetare, gjithnjë e më shumë materialiste, është absolutisht e domosdoshme për gjithë ata që besojnë dhe kanë besim në diçka më madhështore se ne në diçka përtej materiales, të përkujtohen dhe kremtohen." 72 
sura, quran
he pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
(Kur an 14:14)
Gjatë kësaj pritjeje, ai bisedoi me individët e rinjë Muslimanë për nevojat e tyre për më shumë se një orë, duke i pyetur ata nëse ishin ndeshur me çfarëdo vështirësish në shkollimin e tyre, karierat dhe praktikimin e Islamit. Mes gjërave tjera, princi ishte në veçanti kurreshtar të dijë nëse të rinjët kuptonin frymën e Kur'anit, nëse e kishin lexuar atë prej fillimit e deri në mbarim, nëse ishin ballafaquar me çfarëdo vështirësi në shkollë gjatë Ramazanit dhe nëse ishin të kënaqur me ushqimin e ofruar në shkollat e tyre për yftar.73      
Interesimi i treguar nga ana e Princit Çarlls është padyshim tejet i rëndësishëm. Ndryshimi në të menduar i burrave të mirënjohur të shtetit për këtë çështje është një hap shumë i madh drejt çrrënjosjes së opinionit të gabuar që disa qarqe në Perëndim janë përpjekur të krijojnë për Islamin. Është e qartë se një shoqëri udhëheqësit e së cilës kuptojnë bukurinë dhe superioritetin e parimeve morale Islamike do të jetë në gjendje t’i afrohet Islamit shumë më me lehtësi dhe Muslimanët që jetojnë në atë shoqëri do të kenë jetë më të qetë. Për këtë arsye, është një përgjegjësi e rëndësishme të sigurohemi se njerëz të shquar do të pranojnë informacion të saktë për Islamin. Njerëzit që janë të njoftuar me Islamin dhe mësimet e tij morale, pa marrë parasysh pozitën e tyre, padyshim se do t’i ndajnë mbresat e tyre me të tjerët. Nëse ata janë nga mesi i udhëheqësve të asaj shoqërie të caktuar, si ata që drejtojnë shoqërinë ashtu edhe ata që u drejtohen masave do të kenë dobi prej këtyre mbresave.
Prandaj, kur t’i lexoni këto përshkrime, kuptoni natyrën e mrekullueshme të këtyre zhvillimeve. Në botën e sotme Perëndimore, ka një afrim në rritje me Islamin. Padyshim se ky është lajm i mirë për Muslimanët të cilët punojnë për të treguar dëshmitë e Ekzistencës dhe Njësisë së Zotit, për të mposhtur ideologjitë ekzistuese materialiste dhe për t’ua përcjellur/komunikuar fenë e vërtetë të tjerëve. Besimtarët janë poashtu përgjegjës për t’ua përcjellur këtë lajm të mirë të gjithë Muslimanëve.

Ata që kthehen në Islam

Siç u theksua më lartë, simpatia që udhëheqësit ndiejnë për Islamin prek thellë dëshirën e njerëzve për t’iu afruar Islamit. Një tregues i kësaj është numri i Evropianëve të cilët, gjatë disa viteve të fundit, janë konvertuar në Islam. Hulumtimi tregon se këta të konvertuar të rinjë nuk janë të paedukuar; për më tepër, shumica e tyre kanë një shkollim dhe karierë universitare.
Numri i 30 Prillit 2001 i gazetës The Daily Telegraph publikoi informacionin për kthimin në Islam, posaçërisht në Angli. Duke i intervistuar të konvertuarit, tabloja në vazhdim doli në sipërfaqe: Shumica prej tyre kanë pozitë në shoqëri, kanë lidhje të forta familjare dhe e zgjodhën Islamin pas një hulumtimi dhe studimi të konsiderueshëm. Për shembull, Xho Ahmed-Dobson, djali i ish Ministrit të Shëndetësisë, ishte 16 vjeçar kur një shok ia dha një kopje të Kur'anit si dhuratë. Në të, thot ai, ai gjeti përgjigjet në të gjitha pyetjet e tij. Ai zyrtarisht pranoi Islamin në moshën 23 vjeçare dhe u përkrah nga familja e tij për këtë vendim. Me sa duket, babai i tij i jap atij libra Islamik si dhurata të Kërshëndellave çdo vit. Në mesin e të konvertuarve të vonshëm në Angli janë njerëz si djali i Xhon Birtit, ish drejtorit të përgjithshëm të BBC-së dhe vajza e Lordit Xhastis Skot, një gjykatës i shquar. Gjatë 20 viteve të fundit, rreth 20,000 njerëz në Angli janë konvertuar dhe, si në shumë vende tjera, lëvizja drejt Islamit është shpejtuar. Sipas Xhamisë së Mançesterit, pas ngjarjeve të 9/11, gjashtëmbëdhjetë individë pranuan Islamin vetëm atje. Njëra prej gjërave interesante që doli në shesh nga studimi i tillë për të konvertuarit është se shumë më tepër femra po kthehen në Islam. Në Amerikë, një në katër të konvertuar është femër; në Angli, është numri një në dy.74
Muslims in England
Muslimanët në Anglia
1. Hera e parë e Mbretëreshës në një xhami --- 22.04.2002, Türkiye
Anglia ka njërën prej popullatave më të dendura Muslimane. Shtypi Anglez shpesh raporton për çështjet Muslimane. Njëri prej këtyre raporteve të posaçme, “Raport Special: Muslimanët në Britani,” u vendos në sajtin e Internetit të BBC-së. The Telegraph solli një artikull: “Babai im më blen libra për Islamin,” për mënyrën se si populli Anglez pranoi Islamin.
3. Femrat përbëjnë numrin më të madh të të konvertuarve Anglez.
4. Rrjedha e femrave Angleze drejt Islamit ---14.07.2001, Milli Gazete
Islami poashtu po rritet me shpejtësi në Danimarkë. Pas fesë zyrtare Protestante vjen Islami dhe numri i Katolikëve është pakëz më i vogël se numri i Muslimanëve. Prej 5.5 milion Danezëve, 3% janë Muslimanë. 75 Kjo rritje në numrin e Muslimanëve është pasojë e imigrimit të lartë. Kjo rritje u diskutua në shtypin Danez në një raport të titulluar "Ardhmëria e Danimarkës: Çdo i dyti person është Musliman." Studimi i bërë nga sociologu i mirënjohur Eyvind Veselbo, i cili jeton në Danimarkë, tregon se numri i Muslimanëve në Danimarkë do të rritet në masë të konsiderueshme në të ardhmën e afërt.76

Raportet për Islamin në Mediume

Është interesant fakti se numri i raporteve objektive në mediumet Perëndimore që paraqesin Islamin është rritur. Posaçërisht pas sulmeve të 9/11, njerëzit ishin kurreshtarë për Islamin dhe po kërkonin informacion të saktë. Si reagim, mediumet bënë raporte dhe programe të ndryshme. BBC-ja transmetoi filma dokumentar për Islamin në shumë kanale televizive, ftoi mysafirë të posaçëm për t’u paraqitur në emisione të drejtpërdrejta debatesh dhe përgatiti një seri programore që prezentonte Islamin. Veç kësaj, shumë stacione televizive shtuan pjesë të posaçme për Islamin në faqet e tyre të internetit për të ofruar informacion për kushtet themelore të Islamit, historinë, thëniet e Profetit dhe vargjet Kur’anore. U dhanë edhe ueb sajtat që ofrojnë informacion më gjithëpërfshirës.
Veç kësaj, shumë revista dhe gazeta përmbajnë artikuj për Islamin për t’iu përgjigjur pyetjeve të njerëzve. Për shembull, botimi i 1 Tetorit 2001 i revistësTime solli një artikull nga Karen Armstrong të titulluar “Fytyra e vërtetë, paqësore e Islamit,” që jap informacionin në vazhdim:
Newsweek , Europe in Islam 
1. Zgjimi i Islamit në Evropë --- 12.10.2001, Milliyet
2. Islami, diell që ka shndritur për 1,000 vjet --- 11.08.1999, Türkiye
3. 29.05.1995, Newsweek
Ky artikull në Newsweek ekzaminon Islamin në Evropë dhe njofton se Islami është duke u bërë gjithnjë e më me ndikim në vendet si Italia, Anglia dhe Franca. Për shembull, në Londrën Lindore, ku kishëzat zbrazen, hapen xhamitë për të zënë vendin e tyre. Në Francë, shumë ndërtesa janë shëndrruar në xhami dhe mbushen plot e përplot nga Muslimanë të devotshëm. Minaret ngriten në Madrid dhe një xhami madhështore po ndërtohet në Itali.

Islam, Europe
1. Islami po përhapet --- 14.03.2001, Sabah
2. Islami është religjioni numër një në Evropë --- 15.03.2001, Ortadoğu
3. Perëndimi është kureshtar për Islamin --- 26.10.2001, Milliyet
4. Islami në Arte TV --- 30.01.2002, Türkiye
5. Kureshtja për Islamin në Evropë pas 9/ 11 --- 29.01.2002, Zaman
Më shumë Evropianë po konvertohen në Islam se kurrë më parë dhe shumë dokumentarë për Islamin po shfaqen në televizionet Evropiane që nga 9/11.
Pikërisht fjala Islam, e cila nënkupton "nënshtrimin," është e lidhur me fjalën Arabe salam, apo paqë. Kur Profeti Muhammed solli shkrimin e frymëzuar të shenjtë të njohur si Kur'an tek Arabët në fillim të shekullit të shtatë të erës së re, pjesa kryesore e misionit të tij i kushtohej pikërisht dhënies fund të atij lloji të kasaphanës të cilën e përjetuam në Nju Jork dhe Uashington. … Prandaj, në Kur'an, e vetmja luftë e lejueshme është ajo e vet-mbrojtjes. Muslimanët nuk mund t'i fillojnë armiqësitë (2:190). Lufta është gjithmonë e ligë, por ndonjëherë të duhet të luftosh për t'iu shmangur … persekutimit. … Kur'ani citon Tevratin, shkrimin e shenjtë të Çifutëve, i cili u lejon njerëzve që të hakmerren sy për sy, dhëmb për dhëmb, por sikurse Ungjilli, Kur'ani këshillon se është e merituar të heqësh dorë nga hakmarrja në frymë të bamirësisë (5:45). … Islami nuk është i dhënë pas luftës … Kuptimi parësor i fjalës xhihad nuk është "lufta e shenjtë" por "përpjekja". … Në një formulim në të cilin Arabishtja është tejet e theksuar, Kur'ani këmbëngul, "Nuk duhet të ketë dhunë në çështjet e besimit!" (2:256). Në mënyrë të vazhdueshme Muslimanët janë të urdhëruar t'i respektojnë Çifutët dhe të Krishterët, "Ithtarët e Librit," të cilët e adhurojnë të njëtin Zot (29:46).
Në fjalët e cituara nga Muhammedi (as) në njërën prej hutbeve (predikimeve) të fundit publike, Zoti u thot të gjitha qenieve njerëzore, "O ju njerëz, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete" (49:13) – jo për të pushtuar, konvertuar, nënshtruar, fyer apo masakruar, por për t'ua zgjatur dorën të tjerëve me zgjuarsi dhe mirëkuptim. 77
Islam In France
Islami në Francë
1. 12.12.2000, L'Express
3. 12.12.2000, L'Express
Sot, përafërsisht 5% e popullatës Franceze është Muslimane. Islami, tani religjioni i dytë më i madh i Francës, po joshë vëmendjen e mediumeve Franceze.

Kanë filluar përgatitjet për ta bërë Islamin
Fe Zyrtare në Suedi
Islam In Sweden
1. Islami është fe zyrtare në Suedi --- 11.02.2001, Yeni Şafak
2. Ambasadori i Suedisë në Stamboll: Islami është fe Evropiane ---13.03.2002, Yeni Şafak
3. Revista Time raportoi për hapjen e xhamisë më të madhe të Suedisë në Stokholm.
Hulumtimet tregojnë se ka më shumë se 300,000 Muslimanë në Suedi, popullata e gjithëmbarshme e së cilës është rreth 10 milion dhe qeveria dhe populli janë duke i pranuar shumë mire ata. Vitin e kaluar, qeveria bëri një ndarje të posaçme të fondeve për ta përkthyer Kur’anin në Suedisht dhe për ta ndërtuar një xhami të madhe ku ata mund të bëjnë ibadet në mënyrë të rehatshme. Bashk me këto projekte, është ngritur një fond tjetër për të mbështetur shkollat që ofrojnë edukim Islamik. Përveç kësaj, tani ekziston një nismë për ta bërë Islamin religjion të pranuar zyrtarisht.

Ngritja e Islamit është Reportazhi i Ballinës së revistës Der Spiegel
der spiegel, Islam
1. Profeti Muhammed në ballinën e revistës Der Spiegel
02.06.2001, Der Spiegel
2. 03.06.2001, Hürriyet
Ngritja e shpejtë e Islamit në mbarë botën ishte tregimi i ballinës së revistës së mirënjohur Gjermane, Der Spiegel. Ky botim përmbajti një raport prej 20 faqesh të titulluar “Kush ishte Profeti Muhammed?” dhe theksonte se Islami i vërtetë nuk kishte të bënte aspak me terrorizmin. Ai poashtu paraqiti pikëpamjet e historianëve, filozofëve, sociologëve dhe politikanëve të ndryshëm. Raporti thekson se asnjë fe nuk është duke u përhapur më shpejtë se Islami dhe citon fjalët e filozofit të shquar Anglez Ernest Gellner: “Islami është një plan/projekt i rendit shoqëror. Ai pohon se ekziston një grup i rregullave, i përjetshëm, i paracaktuar në mënyrë hyjnore dhe i pavarur prej vullnetit të njerëzve, që përcakton rendin e drejtë të shoqërisë.”

Islam on English television Dokumentaret televizive paraqesin Islamin
Ngritja e shpejtë e Islamit ka qenë tema e shumë programeve televizive. Përveç përqendrimit në çështjet politike dhe shoqërore, ato ofrojnë poashtu dokumentare gjithëpërfshirëse për historinë dhe mësimet morale Islamike. Një shembull është projekti Anglez i quajtur “Sezona Islamike e BBC-së Dy,” I cili u përgatit si një seri dy-javore. Kushtoi 1 milion funta për ta përgatitur, për ta paraqitur të vërtetën për Islamin. Një program i ngjashëm u transmetua në kanalin Franko-Gjerman: Arte. Kjo seri dokumentare, për të cilën u nevojitën 3 vite për ta përgatitur, paraqet një vlerësim të hollësishëm të jetës së Profetit dhe të historisë Islamike.
1. Islami në televizionin Anglez --- 13.08.2001, Milli Gazete
2. Interesim i madh për dokumentarin për Profetin Muhammed (saas) --- 14.03.2002, Zaman”

Kryetari i Gjermanisë viziton një xhami
Kryetari Gjerman Johannes Rau, përkrahës i etur i dialogut ndërfetar, shprehi pikëpamjen e tij për këtë çështje në një takim të Këshillit Botëror të Kishave në Postdam më 29-30 Janar 2001. Këshilli shpalli që 10 vitet e ardhshme të jenë “Dekadë për ta mposhtur dhunën.” Rau deklaroi se kjo ishte njëra prej nismave më të rëndësishme shoqërore të Evropës. Ai më tej deklaroi se liria dhe drejtësia ishin njëlloj të rëndësishme dhe se Social Darvinizmi do të duhej të flakej përfundimisht. 1 Për më tepër, Rau tregoi rëndësinë që ai vuri mbi vendosjen e dialogut me anë të vizitës së tij Xhamisë Fatih në Marl. Gjatë kësaj vizite, të planifikuar për Bajramin e Ramazanit, ai deklaroi se festat Muslimane ishin poaq të rëndësishme sa edhe ato të Krishtera dhe se lufta kundër terrorizmit nuk kishte të bënte me Islamin.
1- Notes on Church-State Affairs, vol, 43, Autumn 2001, no.2
islam in germany
1. Islami, pjesë e jetës në Gjermani
18.03.2002, Yeni Asya
2. Kryetari Gjerman Rau: Dialogu Perëndim Islam është i domosdoshëm --- 08.04.2002, Yeni Asya
3. Evropa kërkon Islamin e vërtetë --- 02.01.2002, Yeni Asya
4. Muslimanët Gjerman --- 08.11.2001, Akşam
5. Kryetari Gjerman në një xhami --- 18.12.2001, Takvim
Numri i të konvertuarve Gjerman është poashtu i lartë. Gjermania, e cila ka një popullatë të dendur Muslimane, ka ndërmarr nisma të ndryshme për të ofruar kuptim më të mirë dhe paraqitje të saktë të Islamit. Midis këtyre përpjekjeve janë mësimet për Islamin, të cilat do të japen në shkollat Gjermane.

Rritja e Islamit në Belgjikë
islam in Belgium
1. Hapet xhamia më e madhe e Belgjikës --- 28.01.2002, Zaman
2. Në Belgjikë numri i Muslimanëve ka arritur në 450,000 --- 17.01.2002, Vakit
Në fillim të viteve të 1990-ta, Belgjika kishte rreth 285,000 Muslimanë; në vitin 1998, kishte 350,000 Muslimanë. Ky është 2.5% e popullatës së Belgjikës. Atje tani ka 240 vende adhurimi Islamik në Belgjikë dhe Islami vazhdon të rritet me shpejtësi.1 Sot, Belgjika ka më shumë Muslimanë se Protestantë dhe Çifutë dhe është komuniteti i dytë fetar më i madh pas Katolicizmit. Qeveria Belge poashtu ka dashamirësi ndaj Muslimanëve Belg dhe, madje në vitin 1974, miratoi një ligj për ta mbrojtur të drejtën e tyre të besimit dhe adhurimit. Sipas këtij ligji, Muslimanët janë të lirë si edhe Katolikët, Protestantët dhe Çifutët të praktikojnë dhe mësojnë fenë e tyre. Njëra prej dispozitave më të rëndësishme të tij merret me mësimin e Islamit në shkollat shtetërore. Tani, Belgjika ka rreth 700 mësues Muslimanë në shkollat shtetërore. Ata marrin rroga dhe shpenzime prej qeverisë. Qeveria Belge gjithashtu mbulon shpenzimet e ndërtimit të qendrave të adhurimit dhe punësimit të klerit. Kjo përkrahje lejon qe Islami të përhapet dhe shfaqet me hapjen e Xhamisë Junus Emre të Genkut më 28 Janar 2002. Kryetari i Bashkisë Xhef Gabriels, i cili mori pjesë në hapje, konsideroi këtë ditë një festë dhe famullitari Jan Boonen shprehi mendimet e tij si vijon: “Ka një shtëpi, njerëzit jetojnë në të; ka një shtëpi, një spital po ndërtohet; ka një shtëpi, një bankë po ndërtohet. Por kjo shtëpi është një shtëpi tjetër. Kjo është shtëpia e Zotit dhe ne vijmë këtu vetëm për t’iu përkulur atij.”2
1. Prof. Herman De Ley, "Muslimanët në Belgjikë: Armiqë nga brenda apo bashkëqytetarë," http://isim.leidenuniv.nl/newsletter/1/forum/01AE35.html
2.Zaman, Metin Keskin, 28 Janar 2001

Një Ambasador Italian bëhet Musliman
Në të vërtetë, Torquato Cardilli ishte ambasadori i dytë i cili u konvertua në Islam. Para tij, Ambasadori Mario Scialoja poashtu u konvertua në Islam. Pasiqë ishte konvertuar kur ishte ambasador i përhershëm i Romës në Kombet e Bashkuara, Scialoja më vonë u emërua ambasador në Arabinë Saudite.
Cardilli kishte kaluar shumë vite në vendet Muslimane dhe konvertimi i tij tregon edhe njëherë rritjen e shpejtë të Islamit në Itali. Rreth 1 milion Muslimanë jetojnë në Itali dhe në dy apo tri vitet e fundit rreth 5,000 njerëz janë konvertuar.1
1. Reuters, November 26, 2001
islam in Italian
2. Ambasadori Italian u bë Musliman --- 26.100.2001, Hürriyet
Shtypit Perëndimor dhe agjencive të lajmeve ua tërhoqi vëmendjen konvertimi në Islam i ambasadorit Italian Torquato Cardilli në Arabinë Saudite. Lartë shohim një raport të Reuters të titulluar “I dërguari i Romës në Arabinë Saudite konvertohet në Islam.”

Friday Prayer in Italy
1. Falja e Xhumasë në Itali --- 21.10.2001, Star
2. Lartë shohim xhaminë më të madhe të Evropës: xhaminë në Romë

Islam In Denmark
Islami në Danimarkë
Islami është religjioni që më së shpejti rritet në Danimarkë. Kjo rritje ushqehet nga raportet e ngrohta me qeverinë Daneze. Njëri nga shembujt më mbresëlënës i kësaj mbështetjeje ishte një fillim historik: Televizioni shtetëror Danez transmeton një predikim të Xhumasë të bërë në xhaminë e Qendrës Kulturore Turke.
1. Faljet e Xhumasë transmetohen në TV-në e Danimarkës --- 27.04.2002, Sabah
2. Së shpejti Danimarka do të jetë Muslimane --- 12.10.2001, Milliyet

Islam in AustriaIslami në Sistemin e Edukimit në Evropë
Lartë: Një artikull i New York Times i titulluar “Drama e Shkollës Austriake: Kryqëzata takon Ramazanin,” raporton për të drejtat e edukimit të Muslimanëve në shkollat Austriake. Në shumë shkolla Islamike të Evropës, planprogrami shtetëror përfshinë kurse që e prezetojnë Islamin. Padyshim, kjo nismë do të jetë mënyra më efikase për ta luftuar radikalizmin dhe gur themel për vendosjen e çfarëdo dialogu midis këtyre dy kulturave.
1. Udhëzimet për Islam në Suedi do t’u shpërndahen falas studentëve --- 14.04.2002, Milli Gazete
3. Mësimi Islamik në Gjermanisht ---16.12.2001, Star

sura,Qur’an
Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe,
e mjafton All-llahu dëshmitar.
(Kur an 48:28)

Notes

61.“Europe’s Muslims Worry Bishops,” National Catholic Reporter, October 22, 1999.
62.Ibid.
63.“Muslims in Europe,” The Economist, October 18, 2001.
64.Time, December 24, 2001.
65.Aktüel, 1999.
66.Blasco Ibanez, A la Sombra de la Catedral, Madrid t.y., 22-23.
67.http://charlestupperjr.blogspot.com/2002_03_01_charlestupperjr_archive.html.
68.“Islam’s Contribution to Europe’s Renaissance,” The Wisdom Fund, http://www.twf.org/Library/Renaissance.html.
69.The New York Times, November 20, 2001.
70.R.Payne, The Life and Death of Lenin, London:1967, p.609-610
71. “Prince Joins Ramadan Ceremony,” BBC News, November 23, 2001
72. “Prince Charles Wins the Hearts of Muslim Youth,” The Muslim News, February 22, 2002.
73.R.Payne, The Life and Death of Lenin, London:1967, p.609-610
74.“My Dad Buys Me Books about Islam,” The Telegraph, December 31, 2001.
75.http://www.islam.dk/.
76. Milliyet, October 12, 2001.
77.Time, October 1 2001.

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder