5 Temmuz 2016 Salı

Kapitulli 5: Rivendosja e marrëdhënieve (Afrimi) në mes të Muslimanëve, të Krishterëve dhe Çifutëve

Kapitulli 5: Rivendosja e marrëdhënieve (Afrimi) në mes të Muslimanëve, të Krishterëve dhe Çifutëve

bridge, river
 
Rritja e Islamit pasqyrohet gjithashtu në rritjen e fundit të dialogut ndërfetar. Këto dialogje fillojnë duke pohuar se tri religjionet monoteiste kanë një fillim të përbashkët dhe mund të bashkohen në një pikë të përbashkët. Dialogje të tilla kanë qenë mjaft të suksesshme dhe kanë shkaktuar një afrim të rëndësishëm, posaçërisht në mes të Krishterëve dhe Muslimanëve. Në Kur’an, Zoti na bën me dije se Muslimanët i ftojnë Ithtarët e Librit (të Krishterët dhe Çifutët) të bashkohen në një bazë të përbashkët:
Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë tjetër pos All-llahut, të mos i shoqërojmë Atij asnjë shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi Muslimanë (besuam një Zot)!" (Kur'an, 3:64)
Të tri religjionet monoteiste kanë besime të përbashkëta dhe të njëjtat vlera morale. Besimi në Ekzistencën dhe Njësinë e Zotit, në engjuj, në Profetë, në Ditën e Fundit, në Parajsën dhe Ferrin janë parimet e tyre themelore të besimit. Veç kësaj, vetflijimi, nënshtrimi, dashuria, toleranca, respekti, mëshira, ndershmëria, shmangja nga keqbërja dhe padrejtësia dhe të vepruarit në pajtim me ndërgjegjen janë të gjitha cilësi morale përgjithësisht të pranuara. Prandaj, pasiqë këto tri religjione janë në të njëjtin nivel, ata duhet të punojnë së bashku për ta çrrënjosur mosmarrëveshjen, konfliktin dhe dhimbjen e shkaktuar nga ideologjitë jofetare. Kur të merret parasysh nga ky këndvështrim, dialogu ndërfetar merr shumë më tepër rëndësi. Seminaret dhe konferencat që bashkojnë përfaqësuesit e këtyre feve dhe mesazhet e paqës dhe vëllazërisë që dalin prej tyre, kanë vazhduar rregullisht që nga mesi i viteve të 1990-ta.
Këto nisma janë shtuar që nga 9/11. Pas këtyre sulmeve, pjesëtarë të ndryshëm të klerit të Krishterë ishin në mesin e mbrojtësve më të rëndësishëm të Islamit, që thonin se nuk ekziston terror apo dhunë në Islam dhe se ai është fe e paqes, drejtësisë dhe tolerancës. Papa, udhëheqësi shpirtëror i Katolikëve të Romës dhe shumë pjesëtarë tjerë të shquar të klerit thanë se Islami dhe Muslimanët nuk mund të konsiderohen përgjegjës për këto sulme. Veç kësaj, të pakënaqur me këtë, ata kërkuan falje në emër të atyre të cilët i konsideruan Muslimanët përgjegjës dhe u përpoqën t’u shkaktojnë dëm Muslimanëve.
Intercultural Dialogue
1. Një raport i titulluar “Dialogu Ndërkulturor” në revistën Deutschland jap një vlerësim të dialogut ndërfetar në Gjermani. Këto përpjekje përkrahen nga Presidenti Rau.
2. Papa shpesh flet për vëllazërinë midis feve dhe rëndësinë e dialogut. Vatikani po bën përpjekje në këtë drejtim. Një raport i Detroit News i titulluar “Papa nxit tolerancën fetare,” përmban deklarata nga Papa mbi këtë çështje (djathtas).
3. (Lartë) Në një artikull në The Telegraph të titulluar “Nevoja për Mirëkuptim dhe Tolerancë midis Islamit dhe Perëndimit,” Princi Çarlls thekson rëndësinë e dialogut ndërfetar.

Papa ftoi të Krishterët të agjërojnë

waterfall
 
Një moment i rëndësishëm ndërfetar ndodhi kur Papa ftoi të Krishterët të agjërojnë me Muslimanët të Premtën (Xhumanë) e fundit të Ramazanit. Një një raport të lëshuar nga Vatikani thuhej:
Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II, ka shpallur 14 Dhjetorin ditë agjërimi, faljeje dhe bamirësie në mbarë botën, duke u lutur për paqe, siç u shpreh ai në mesazhin e tij Engjëllor të 18 Nëntorit 2001: "Secili prej nesh që do të durojë duke agjëruar do të marrë përsipër natyrën e të varfërit, posaçërisht ata që tani vuajnë pasojat e terrorizmit dhe luftës." 81
Kjo kërkesë hyri në fuqi menjëherë dhe të Premtën, më 14 Dhjetor, udhëheqësit e shquar të Krishterë vizituan xhamitë për faljen e Xhumasë dhe u falën me Muslimanët. Njëri prej këtyre ishte Kardinali Kryepeshkop i Detroitit. Në fjalimin e tij të së Premtes në njërën prej xhamive më të mëdha të Detroitit, Kardinali tha:
Ju falënderoj për ftesën e këndshme për të ndarë këto orë të shenjta të Ramazanit me ju dhe me xhematin (tubimin). Jam i lumtur në veçanti të jem me ju këtë të Premte, të 14 Dhjetorit, me ç'rast Kisha Katolike në mbarë botën solidarizohet me besimtarët Muslimanë gjithkund me lutje të posaçme, agjërim dhe dhënie lëmoshe për paqën botërore dhe për shërimin e gjithë atyre që vuajnë pasojat e luftës dhe terrorizmit. … Ngjarjet e 11 Shtatorit na përkujtojnë se jo vetëm se teknologjia dhe ekonomia janë bërë globale, por pasiguritë, frikat, dhuna, padrejtësia dhe lufta janë bërë gjithashtu globale! Siç ka shpjeguar Papa, ajo që ne tani kemi nevojë është një përgjigje e asaj që ai e quan "bamirësi e globalizuar". … Në emër të të gjithë Katolikëve të metropolit të Detroitit, unë kërkoj falje dhe shpreh keqardhje për çfarëdo mënyre në të cilën pjesëtarët e Kishës sonë ju kanë ofenduar ndonjëherë me anë të vërejtjeve apo qëndrimeve paragjykuese, zëmërimit apo dhunës. 82 
Pope II. Jean Paul, fasting
Xhumaja e fundit e Ramazanit 2001, Papa Gjon Pali II shpalli 14 Dhjetorin si ditë të agjërimit, lutjes dhe bamirësisë në mbarë botën.
1. Një thirrje nga Papa drejtuar gjithë botës për të agjëruar --- 12.12.2001, Hürriyet
2. E gjithë bota do të agjërojë --- 13.12.2001, Aksam
Në shërbimet fetare të Dielën pasuese, Muslimanët u lutën për të gjithë ata që ishin prekur nga terrori dhe lufta. Ndoshta për herë të parë në histori, shumë shërbime fetare të Krishtera filluan me një lexim nga Kur’ani. Në një kishë të Detroitit u lexua kjo lutje:
Le t'i lartësojmë mendjet dhe zemrat tona tek Zoti tani që lutemi për të gjithë ata të cilët kanë vdekur për shkak të terrorizmit; Zoti ju dhashtë shërim dhe paqë familjeve të tyre… Ne e lusim Zotin të ringjall në ne shpresën për një fillim të ri si një familje njerëzore. Dhashtë Zoti që ne së bashku të pranojmë dhe ndajmë faljen dhe mëshirën e Zotit. Ia nënshtrojmë veten tonë me plot përulje dhe mirënjohje të Gjithëmëshirshmit dhe të Plotfuqishmit, Krijuesit të qiejve dhe tokës. 83
Pas kësaj, para leximit të Ungjillit, njerëzve të tubuar iu recitua Surja el-Fatiha. Ky padyshim se ishte një rast i jashtëzakonshëm dhe shenjë se një periudhë shumë e rëndësishme ka filluar. Ky afrim është një fazë e rëndësishme e përhapjes së parimeve morale fetare në mbarë botën.
Një takim në Bruksel mbi “Paqen e Zotit në Botë”
1. Deklarata e Brukselit: Ekstremistët nuk paraqesin asnjë religjion --- 22.12.2001, Zaman
Në një takim të Dhjetorit 2001 në Bruksel, të organizuar nga Romano Prodi, kryetar i Komisionit Evropian dhe Patriarku Ortodoks Bartolomeo ishin të pranishëm më shumë se 80 pjesëtarë të klerit. Pjesëmarrësit u shprehën se është absolutisht thelbësore për të tri religjionet që të punojnë bashkërisht për paqën botërore. Raporti përfundimtar filloi me këtë fjali: “Vullneti i Zotit është që paqja e qiejve të mbretërojë në tokë.” Fjalët në vazhdim janë poashtu të rëndësishme: “Ne njëzëri hedhim poshtë supozimin se feja i kontribon një përplasjeje të pashmangshme të qytetërimeve. Përkundrazi ne pohojmë rolin konstruktiv dhe udhëzues të fesë në dialogun midis qytetërimeve.” 1
1. http://www.orthodoxa.org/patriarcat/documents/BrusselsDeclaration.html
islam in Brussels
Brussels declaration: Extremists do not reflect any religion
1- http://www.orthodoxa.org/patriarcat/documents/BrusselsDeclaration.htm


Një Deklaratë e Përbashkët e Klerit Gjerman
Më shumë se 200 Udhëheqës Fetarë u tubuan në Assisi
Një Deklaratë e Përbashkët e Klerit Gjerman Në një takim të mbajtur në Xhaminë Fatih në Gjermani, përfaqësuesit e tri feve u lutën për ata të cilët humbën jetën më 9/11. Porosia e dhënë ishte se parimet morale fetare e dënojnë terrorin dhe se paqja mund të vendoset vetëm kur njerëzit t'i jetojnë jetërat e tyre sipas parimeve morale fetare.
Me ftesën e Papës, rreth 200 udhëheqës fetarë u tubuan në qytetin Italian Assisi dhe u lutën për paqën botërore. Rreth 5,000 njerëz morën pjesë. Në fjalimin e tij, Papa tha se dhuna dhe fanatizmi ishin të huaja për religjionin dhe poqese bota dëshiron të ketë një paqe të qëndrueshme, është e domosdoshme të ushqehet drejtësia dhe falja.
islamin germanyAssisi Peace Meeting, pope
1. 12 përfaqësues të ndryshëm fetarë luten për paqe në Romë --- 25.01.2002, Zaman
2. Udhëheqësit fetarë do të luten për paqen botërore --- 24.01.2002, Zaman
3. Një thirrje nga Gjon Pali II që ta përmbushin të gjitha fetë --- 19.11.2001, Zaman
4. BBC-ja ofroi informacion të përgjithshëm për këtë takim në një raport të quajtur “Papa thërret takimin e paqes të Assisit.”
 

Anëtarët e Klerit të Krishterë kthehen në Islam
Papa viziton një xhami për herë të parë në histori
Abbe Pierre, i zgjedhur si kleriku më i preferuar i Francës, tha se filloi ta lexojë Kur’anin pas 9/11 dhe se ai ishte një libër i mrekullueshëm. Në një intervistë me revistën Franceze Le Point, ai shpjegon:
Islami ka ruajtur veprat dhe veprimet që forcojnë besimin fetar dhe lidhin njerëzit me Zotin. Kjo demonstrohet me anë të bërjes së njëkohshme dhe të sinqertë të sexhdeve të bëra në praninë e Zotit nga mijëra njerëz pas muajit të Ramazanit. Në shkollat tona na mësojnë për lavdinë dhe rëndësinë e Kryqëzatave. Por më vonë ne mësuam se sa të turpshme ishin këto kryqëzata. Kryqtarët kryen krime të tmerrshme dhe bën gjynahe gjatë gjithë kësaj kohe.
Në artikullin e tij në The Telegraph, prifti Katolik Dejvid MekLorin tha se Islami ruan pastërtinë dhe sinqeritetin që Krishtërimi e ka humbur dhe se kjo është arsyeja pse shumë njerëz po hyjnë në të.
Vizita e Papës Gjon Pali II Xhamisë Umayyad të Sirisë në vitin 2001 ishte vizita e parë papnore e bërë ndonjëherë ndonjë xhamie.
Në turneun e tij të vitit 2001 në Lindjen e Mesme, në shenjë respekti, Papa puthi Kur’'anin që iu dha atij si dhuratë nga një klerik Musliman.
1. Papa shkoi në një xhami --- 07.05.2001, Milliyet
2. Dje për herë të parë një Papë shkoi në një xhami --- 07.05.2001, Star
christianity, IslamPope's visit to a mosque
1. Pas 9/11 fillova të lexoj Kur’anin --- 22.01.2002, Zaman
 

verses
All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
(Kur an 60:8)


Notes

81. “Day of Fasting, Prayer, and Charity for Peace – The Pope’s Appeal,” http://www.vatican.va/special/notice_20011214_en.html
82.“Remarks by Adam Cardinal Maida Mosque, December 14, 2001,” www.aodonline.org 
83.Ibid

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder