5 Temmuz 2016 Salı

Parathënie: Islami Është Në Ngritje

Parathënie: Islami Është Në Ngritje

Islam Is On The Rise
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Statistikat e vitit 1973 tregojnë se popullata Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. 1 Ka mundësi që popullata Muslimane do të vazhdojë të rritet dhe Islami do të bëhet feja më e madhe në botë.
Arsyeja e kësaj rritjeje të vazhdueshme nuk është vetëm rritja e popullatës në vendet Muslimane, por gjithashtu numri në rritje i njerëzve të cilët po kthehen në Islam, një dukuri që ka fituar shtytje, posaçërisht pas sulmit në Qendrën Botërore të Tregëtisë më 11 Shtator 2001 (që këtej e tutje do t’i referohemi si 9/11). Ky sulm, i dënuar prej çdokujt, posaçërisht prej Muslimanëve, papritur ka tërhequr vëmendjen e njerëzve (posaçërisht të Amerikanëve) për Islamin. Njerëzit në Perëndim po flasin shumë për atë se çfarë feje është Islami, ç’thot Kur’ani, cilat obligime pasojnë me qenien Musliman dhe si duhet Muslimanët t’i udhëheqin punët e tyre. Ky interesim ka shkaktuar në mënyrë të natyrshme një ngritje në numrin e njerëzve që u kthyen në Islam në mbarë botën. Kështu, parashikimi i dëgjuar zakonisht pas 9/11 se “ky sulm do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore” ka filluar të jetësohet, në një mënyrë. Procesi i kthimit nga vlerat fetare dhe shpirtërore, të cilin bota është duke e përjetuar për një kohë të gjatë, është bërë kthim në Islam.
Nganjëherë, kur zhvillime të tilla raportohen prej mjeteve të informimit, shohim se sa të jashtëzakonshme në të vërtetë janë këto ngjarje. Edhepse ndonjëherë paraqiten si ndodhi të rëndomta, ato në të vërtetë janë shenja se parimet morale Islame kanë filluar të përhapen në mbarë botën me shpejtësi të madhe.
Duhet të kuptojmë se këto shenja ose shpërfillen në dobi të ngjarjeve tjera ose nuk mund të vlerësohen drejtë prej shumë njerëzve. Mirëpo, është e një rëndësie të madhe që:
Përhapja E Islamit
The spread of Islam
1. Maroko,
2. Algjeria,
3. Nigeria,
4. Sudani,
5. Turqia,
6. Arabia,
7. Saudite,
8. Egjipti,
9. Kazakstani,
10. Irani,
11. Pakistani,
12. India,
13. Banglladeshi,
14. Kina,
15. Indonezia
Kjo hartë, e botuar në Der Spiegel, tregon se popullata Muslimane është e dendur. Zonat me ngjyrë të gjelbërt të mbylltë tregojnë vendet ku popullata Muslimane përbën më shumë se 90%.
1. Burra të shquar shteti citojnë Kur’anin në fjalimet e tyre dhe shfrytëzojnë çdo rast për të shprehur nderimin e tyre për të.
2. Ata kanë filluar t’i vizitojnë xhamitë dhe të kërkojnë informacion të hollësishëm për Islamin.
3.Për herë të parë në histori, Papa ka ftuar të Krishterët dhe Muslimanët të agjërojnë një ditë së bashku.
4. Kleri i Krishterë citon Kur’anin në predikimet e tyre.
5. Me javë të tëra, Kur’ani ka qenë libri më i shitur në vendet perëndimore.
6. Ka pasur programe të posaçme lajmesh të transmetuara botërisht në televizion, raporte dhe programe debatuese që prezentojnë Islamin.
7. Gazetat e famshme botërore kanë botuar artikuj për Islamin dhe Muslimanët.
8. Librat më të kërkuar nëpër librari janë librat për Islamin dhe historinë Islame.
Formation religion, Islam, news
1. Rrjedhat botërore drejt Islamit --- 30.06.2001, Yeni Asya (Azia e re)
Për dhjetë vitet e fundit, numri i Muslimanëve është rritur në mbarë botën dhe Islami është rritur. Sot çdo i katërti person është Musliman. Pritet që ky numër të rritet edhe më shumë në të ardhmën e afërt.
2. Rritet interesimi për fe --- 14.05.2001, Akit
3. E ardhmja i takon Islamit --- 27.01.2002, Yeni Asya
4. Islami po përhapet me shpejtësi --- 03.06.2001, Türkiye
(poshtë) Një program i CNN i titulluar “Islami që rritet me shpejtësi po fiton të Konvertuar në Botën Perëndimore” theksoi numrin në rritje të Krishterëve që konvertohen në Islam. Një program i ABC raportoi se numri i Muslimanëve kaherë ka kaluar një miliardë dhe informoi për parimet themelore të Islamit.
5. Artikulli më poshtë i referohet rritjes së interesimit për Islamin posaçërisht pas 9/11.
7. Interesim i madh për Islamin --- 05.11.2001, Zaman
Ky libër paraqet dhe vlerëson këto zhvillime në mënyrë që lexuesit të mund ta vlerësojnë rëndësinë e tyre. Në njërën anë, ky libër do të bëjë përpjekje për t’i bërë besimtarët më të papërkulur dhe më të vendosur dhe, në anën tjetër, të tregoj rëndësinë që çdokujt t’i tregohet për parimet morale të Islamit. Të gjitha këto zhvillime janë shpallur në Kur’an:
“Kur erdhi ndihma dhe çlirimi (ngadhënjimi) i Zotit dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko falje nga Ai (Kur’an, 110: 2-3) dhe është e rëndësishme të dijmë se ajo që thuhet në këtë varg do të bëher realitet shumë shpejtë. Kjo po ndodhë madje edhe tani. Zoti do ta përmbush këtë premtim me të vërtetë. Prandaj, besimtarët duhet të bëjnë gjithë çka munden për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve.

Notes

1.Aktüel, Batı, Nufüsu ve Nüfuzu Hızla Artan İslam’ı Konuşuyor (The West is Talking About Islam, Rising both in Population and Influence), April 1, 1999 The West, Islam

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder